×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Milazim Krasniqi: “Figura të frikshme dhe abnormale”

    Insajderi
    31 July 2023 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Profesori universitar dhe shkrimtari i njohur, Milazim Krasniqi, ka reaguar ndaj muraleve të reja, të realizuar gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Grafistëve që u mbajtë në Prishtinë, konkretisht në Rrugën B, para pak ditësh.

    Në këtë festival, grevistë të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë realizuan punime të tyre përgjatë njëres prej rrugëve më të frekuentuara në Prishtinë.

    Për profesorin, publicistin dhe poetin Milazim Krasniqi, një gjë e tillë është e shëmtuar dhe pa ndonjë vlerë artistike, duke krijuar figura të frikshme dhe abnormale. Krasniqi, po ashtu, shtoi se një gjë e tillë, e realizuar në këtë projekt grafistësh, është një prirje për t’i imponuar antivlerat dhe perversitetin në shoqërinë tonë.

    Postimi i plotë i profesorit dhe shkrimtarit Krasniqi:

    Prapë e kishin rifilluar shëmtimin e murit anësor të rrugës B, me murale me figura abnormale. Ethet me t’i shti me ato figura të çoroditura, bre. Jam i bindur se me kalue fëmija vetëm nëpër atë rrugë, duke i shikuar ato figura të frikshme, merr traumë.

    A konsultohet more ndonjë psikolog? A konsultohet ndonjë piktor? A konsultohet ndonjë albanolog? Çka është kjo prirje për të imponuar perversitetin dhe antivlerat?!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark