Chelsea i Mauricion Pochettinos vazhdon të mos e gjejë rrugën e rezultateve më të mira të mundshme në këtë fillimt të edicionit të ri të Premier Ligës, përkundër milionave të shumta të shpenzuara gjatë afatit kalimtar veror.
Në kuadër të xhiros së pestë, “Blutë” janë ndalur ma barazim pa gola nga Bournemouthi, dukë bërë kështu që pas pesë xhirove të kenë mbledhur vetëm pesë pikë.
Chelsea ishte skuadër më e mirë gjatë gjithë 90 minutave në fushë, por dominimi i tyre nuk dha rezultatin e pritur.
Prandaj, me vetëm pesë pikë të mbledhura, skuadra londineze renditet në vendin e 14-të në tabelë.