×
Show / Fashion

Milionerja 6-vjeçare e “Youtube”, blen ndërtesën miliona dollarëshe

Insajderi
30 July 2019 - 11:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Çfarë bën në jetë? “YouTuber” përgjigjet Boram, gjashtë vjeç, nga Seuli, që në fillim të 2019 ka blerë një gradacelë me vlerë 8 milionë dollarë në lagjen ekskluzive të Gangnamit, në kryeqytetin koreano-jugor.

Vogëlushja, në dy kanalet e saj në Youtube, ka më shumë se 31 milionë ndjekës dhe për të menaxhuar suksesin e saj të jashtëzakonshëm online, nga prindërit e saj, është ngarkuar një shoqëri, kompania e familjes Boram, përmes së cilës është blerë edhe gradacela.

Sipas CNN, Boram ka dy kanale në YouTube; një të hapur në 2016 me 13.6 milionë të regjistruar, në të cilin i dedikohet lojërave, dhe një tjetër me 17.6 milionë persona të regjistruar, në të cilin ndan video blogje për fansat e saj të vegjël. Videot e saj marrin miliona shikime.

Në këtë mënyrë, në moshën vetëm 6 vjeçare, ajo mund t’i lejojë vetes investime në prona të paluajtshme që edhe gurutë e hapësirës kibernetike mund t’i shohin vetëm në ëndrra. Dhe të mendosh, që mes më të vegjëlve, nuk është as youtube-rja më e pasur/

Sipas Forbes në fakt, në krye të klasifikimit është amerikani Ryan Kaji, që në moshën shtatë vjeçare, dhe me 20.8 milionë persona të regjistruar në kanalin e tij, në 2018, kishte fituar rreth 22 milionë dollarë ose 19.7 milionë euro.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark