Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica me çdo kusht po kërkon largimin nga Norwich City.
Madje sot skuadra nga Championship i Anglisë është duke luajtur një miqësore kundër ekipit francez, Toulouse.
Në ekipin startues e as në bankën rezervë nuk figuron emri i lojtarit kosovar, Milot Rashica.
Edhe pse futbollisti kosovar para disa dite nisi stërvitjet me klubin, ai duket se nuk bën pjesë në planet e trajnerit.
Prandaj, lojtari kosovar është duke kërkuar një klub të ri dhe si opsion momentalisht është Fenerbahce – të cilët kanë bërë një ofertë prej 8 milionë euro në drejtim të klubit anglez.
Rashica preferon kalimin në Galatasaray, por kjo e fundit ka qenë e zënë me transferime të reja, si Zaha dhe Icardi./Lajmi.net/