×
  • Sport
  • Sport

    Milot Rashica zbulon prioritetin e tij për të ardhmen

    Insajderi
    06 May 2023 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, i cili hyri në radarin e transferimeve të disa klubeve që synonin të dilnin kampion në Turqi, si dhe të Burnleyt nga Anglia, ka konfirmuar se prioritet i tij është të qëndrojë te Galatasaray.

    Vushtrriasi që kaloi te Galatasaray nga Norëich City në ditën e fundit të afati kalimtar, arriti të fitojë në një kohë të shkurtër admirimin si të ekipit teknik, ashtu edhe të tifozëve verdhekuq.

    Futbollisti 26-vjeçar, i cili thuajse rilindi pas zhgënjimit në Angli me paraqitjen e tij në Galatasaray, papritur u bë i preferuari i shumë klubeve që duan transferimin e tij.

    Klubi anglez Burnley së fundmi ka kontaktuar Norwich për të marrë iformacione mbi situatën e Rashicës.

    Më pas ka rezultuar se disa klube që synojnë të dalin kampion në Turqi kanë kontaktuar me menaxherin e yllit kosovar dhe kanë tentuar të mësojnë për të.

    Megjithatë, Rashica është shumë i kënaqur te Galatasaray dhe ka dërguar një mesazh për klubin Norwich dhe menaxherin e tij.

    “Jam shumë i lumtur këtu. Jemi të fokusuar në kampionat dhe dua të kontribuoj për ekipin tim në nivelin më të lartë”.

    “Prioriteti im është të qëndroj në Galatasaray. Nuk dua të vlerësoj ofertat e tjera për momentin dhe do doja një marrëveshje me Galatasaray”, ka thënë Rashica për Fanatik.

    Drejtuesit e klubit nga Stambolli po tentojnë të sjellin Rashicës në klub pa pritur përfundimin e sezonit.

    Mësohet se shifra e llogaritur e transferimit është rreth pesë milionë euro. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark