×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mimikat e çuditshme të tre deputetëve të VV-së ndaj kolegut të tyre Jahja Kokaj (VIDEO)

    Insajderi
    29 September 2022 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në seancën e Kuvendit të Kosovës është duke u diskutuar për edukimin shkollor. Fjalën e mori edhe deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj i njohur edhe si fizikan. Fjalimi i tij duket të jetë i pakuptueshëm edhe për deputetë e partisë së tij, shkruan Insajderi.

    Me të marrë fjalën Kokaj sërish ka përdorur terminologji që lidhen me fushën e studimit të tij, shkencën derisa fliste për fëmijët.

    Gjatë fjalimit të tij ka pasur disa reagime nga deputetë e partisë, sidomos deputetja Tinka Kurti, e cila me mimikat e saj ka rënë në sy.

    Në një moment tjetër ajo kthehet edhe nga kolegu i saj, Vendenis Lahu dhe pastaj ia kris të qeshurës.

    Ky i fundit herë pas herë i hedh vështrime të çuditshme Kokajt.

    Në sy bien edhe mimikat e syve të deputetit, Fitim Uka.

    “Jemi dëshmitarë të faktit që fëmiju i porsa lindur, ai po sa hap sytë shikon buzëqeshjen e nënës, pastaj imazhe tjera të cilat inkorporohen… në të vërtetë ato imazhe shkojnë në pjesën e retinës pjesën laterale e arrijnë kortekst por që këto informacione inkorporohen në formë të filtrave hapësinorë. Dhe se rekongnisimi apo njohja bazohet pikërisht në gjenerimin e këtyre filtrave të cilët në mënyrë komulative të cilat me kalimin e kohës e definojnë edhe formimin e personalitetit, po them kështu ngase në mungesën e një filtra përkatës, në mënyrë eksperimentale ja kanë afru një njeriu i cili ka qenë i verbër në moshën 40 vjeçare, tigër ai thotë qenka dmth për herë të parë sheh pas moshës 40 vjeçare dhe thotë qenka një mace interesante dhe tenton të afrohet  kur e ndin zërin I cili ka qenë i rikognisuar si filtër zanor atëherë e përjeton… dua të them të gjitha informacionet nuk kanë kuptim që merren që thotë populli shihet me tru e jo me sy…”, ka deklaruar Kokaj në Kuvend përcjell Insajderi.

    Mungesë seriozitet e deputetëve Kurti, Lahu, Uka apo vërtetë deputeti Kokaj nuk kuptohej vlerësojeni vet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark