×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mimoza Kusari-Lila, a duhet të fillojë apo të filloi mësimi?

    Insajderi
    12 September 2022 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria Kurti është shprehur kategorike kundrejt grevës së nisur nga 25 gushti nga ana e Sindikatës së Arsimit. Figurat kyçe në pushtet tanimë kanë filluar me thirrje që mësim të fillojë. Përmes ‘hashtagut’ mësimiduhettëfillojë, po bëhet thirrje që të ndërpritet greva në arsim.

    Por ky ‘hashtag’ nuk është shkruar në mënyrë korrekte nga shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

    Në thirrjen e saj për fillimin e mësimit, ‘hashtagun’ e shkruan gabim #mësimiduhettëfilloi në vend të #mësimiduhettëfillojë.

    Shkrimi i plotë:

    “Nuk ka më asnjë arsyetim të dënohen fëmijët me mungesë mësimi si pasojë e kërkesave të SBASHK-ut, të cilat për tri vite radhazi shtyejnë fillimin e vitit të ri shkollor.

    Fëmijët nuk mund të shfrytëzohen peng të qëllimeve të sindikatēs, pasojat e të cilit veprim do t’i vuajnë edhe shumë gjatë.

    Nesër, mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të takohen, ku e kanë vendin, në shkolla.

    #mësimiduhettëfilloi’

    Nga kjo e hënë Kosova ka hyrë në javën e tretë të grevës në arsim.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark