Kanidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Mimoza Shahini, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës këtë herë ka në fokus primar zhvillimin e arsimit.
Shahini, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin 42 nga lista e LDK-ës, është shprehur se do të bëjnë përpjekje që të kemi një harmonizim të ligjeve në mënyrë që të bëhet rangimin e universiteteve.
“Kemi planin e shkollave fillore dhe të mesme. Ndërkohë kemi disa ide të cilat mendojmë se do sjellin risi në shkollat profesionale. Në nivelin e arsimit të lartë do të përpiqemi të kemi një harmonizim të ligjeve që të bëjmë rangimin e universiteteve”.