Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Mimoza Shahini, ka mbajtur një takim me qytetarët e Elez Hanit.
Megjithëse ky qytet nuk ka pasur kurrë një vend në parlamentin e Kosovës, Shahini u shpreh e sigurt se mes tyre kam parë LDK-në e së ardhmes.
Në takim u diskutua ndotjen urbane, çështje që lidhen me bujqësinë, punësimin e të rinjve, turizmin si dhe projektet e zhvillimit për qytetin e tyre ku kulmet janë të mbuluara me pluhur.
Njoftimi i plotë:
Në qytetin e vogël të Elez Hanit takova të rinj me një vizion për qytetin e tyre. Megjithëse ky qytet nuk ka pasur kurrë një vend në parlamentin e Kosovës, unë jam i sigurt se mes tyre kam parë LDK-në e së ardhmes.
Ata diskutuan ndotjen urbane, çështje që lidhen me bujqësinë, punësimin e të rinjve, turizmin si dhe projektet e zhvillimit për qytetin e tyre ku kulmet janë të mbuluara me pluhur.Unë u ndjeva e privilegjuar që isha pjesë e kësaj bisede dhe të them të drejtën, idetë e lindura do të na mbajnë të lidhur për një kohë të gjatë.