×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Minatorët e Trepçës vullnetarisht dërgojnë ujë dhe ushqime për kolegët e tyre të ngujuar 800 metra nën tokë

    Insajderi
    25 October 2023 - 10:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Minatorët e Minierës po vazhdojnë grevën që nga dita e djeshme. Ata kërkojnë realizimin e pagës mujore, shkarkimin e kryeshefit dhe sigurime shëndetësore e kushte të punës.

    Ndërsa, gjendja shëndetësore e disa minatorëve është duke u rënduar.

    Bëhet e ditur se një minator ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi nuk është ndjerë mirë.

    Përpos praktikantëve, ndërmarrja “Trepça” për muajin shtator u ka mbetur borxh minatorëve më shumë se gjysmën e pagës bazë.

    Një lexues i Gazetës Insajderi ka dërguar një video ku shihen disa minator, ku sipas tij minatorët me mjete vetanake vullnetarisht kanë dërguar ujë dhe ushqime për kolegët e tyre të ngujuar 800 metra nën tokë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark