×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    MINISO po vjen!

    Insajderi
    09 July 2018 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Miniso, brendi japonez i përkushtuar në prodhimin e produkteve me përbërësit e kualitetit më të lartë, ka arritur marreveshje për të hapur degën edhe në Kosovë.

    MINISO Kosovo hapet më 9 Korrik në ora 18:00 në Albi Mall.

    Brendi i parë japonez në vendin tonë po bënë një hap para drejtë globalizimit, me anë të marrëveshjes strategjike për Kosovën.

    Dyqani i parë i MINISO hapet të hënen me datë 9 Korrik në Albi Mall në oren 18:00.

    Në Forumin e Samitit Global MINISO: “ Brezi dhe Rruga” me z. Miyake Junya, bashkëthemelues, projektues dhe z. Ye Guofu bashkëthemelues global, drejtor ekzekutiv të  MINISO- së, u mundësua bashkëpunimi  për zhvillim në tregun kosovarë.

    MINISO është nxitës i “produkteve inteligjente të konsumit” global, e që ka  fituar popullaritet në mesin e blerësve si pasojë e lansimit të produkteve të reja çdo shtatë ditë.

    Misioni  i MINISO, është prodhimi i produkteve bazuar në interesat  dhe nevojat e konsumatorëve në vendin tonë, duke ofruar edhe çmime të volitshme.

    Sipas statistikave, MINISO ka marrëveshje bashkëpunimi strategjik me mbi 60 vende të botës, përfshirë SHBA, Kanada, Australi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singapor, Kinën e shumë vende Europiane.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark