×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Ministrat Çeku dhe Margariti vizitojnë ekspozitën retrospektive të Lumturie Blloshmit

    Insajderi
    02 October 2023 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I pari i kulturës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Hajrulla Çeku, dhe homologia e tij në Republikën e Shqipërisë, Elvi Margariti, kanë vizituar ekspozitën e parë retrospektivë të artistes Lumturi Blloshmi (1944 – 2020) në Kosovë.

    Në shoqërimin e tyre ishin këshilltarët, Rozafa Imami dhe Andi Qinami, u.d. drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Alisa Gojani Berisha, dhe kuratorja Hana Halilaj.

    Përmes kësaj ekspozite që ofron një perspektivë të thellë mbi krijimtarinë e artistes Lumturi Blloshmi dhe shfaq një periudhë më shumë se gjysmë-shekullore të përkushtimit të saj ndaj artit, GKK po vazhdon t’i rikujtoj dhe promovoj gratë artiste që janë harruar nga narrativa e të cilat ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e artit shqiptar përkundër sfidave personale dhe të kohës.

    E kuruar nga Adela Demetja, ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri me 15 tetor, duke ofruar mundësinë për të gjithë të shijojnë dhe të frymëzohen nga krijimtaria e Blloshmit.

    Ekspozita njëkohësisht shfaq edhe bashkëpunimin në art dhe kulturë mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve të ngushta dhe të pasura kulturore që ndajnë dy shtetet tona.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark