18:46 - 01 Qershor 2017

Ministri në detyrë i Arsimit, Arsim Bajrami ka shfrytëzuar një takim elektoral me studentë për të lavdëruar një institucion arsimor privat në një kohë kur studentët priten t’i nënshtrohen provimit për regjistrim në universitet.

Bajrami ka lavdëruar kolegjin AAB duke e quajtur si kolegji për “cilësor në Kosovë por edhe në rajon”.

“Këtë nuk edhe them për shkak se jam këtu dhe ndihem mjaft mirë, por e them sepse edhe në rankimet që kanë ndodhur, Kolegji AAB është rankuar më së miri në Kosovë, i dyti pas UP-së, por edhe ndër kolegjet me të mira në rajon”, ka thënë Bajrami, thuhet në një komunikatë për media.

Ai më pas ka thurur të tjera lavde duke e quajtur këtë kolegj privat si një institucion që ka “ndërtuar një mision më tepër se si një institucion i arsimit jo publik, një mision për të ndërtuar një institucion të respektuar të arsimit të lartë”.

Ai më pas edhe ka folur për premtimet që partia e tij i bënë në fushën e arsimit./Insajderi.com