×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ministri Çeku i quajti dyfytyrësi deklarata e opozitës për Asociacionin, reagon Çitaku

    Insajderi
    29 October 2023 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku shkroi për “dyfytyrësi të thellë” nga opozita rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Çeku tha se opozita po e kritikon pushtetin për pranimin e Asociacionit, të cilin “dy herë dhe e ratifikuan në Kuvend”.

    Deklaratën e ministrit, Çitaku e quajti të turpshme, derisa tha se kritika është për dhunën, bombat, sharjet, lotesjellesin.

    Ministri i Kulturës thotë se opozita qenka dyftyrëshe që po e kritikon pushtetin pas pranimit të asociacionin. Kritika është për dhunën, bombat, sharjet, lotesjellesin, vitet e humbura, dhe vdekjet që u shkaktuan nga kundërshtimi i nje marreveshje, të cilën sot VV e pranon në një version shumë më të dobët. Turp”, shkroi Çitaku në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark