×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ministri Çeku: Mund edhe të bëhet Zajednica, por menjëherë shkon në Kushtetuese dhe bie prapë

    Insajderi
    29 March 2023 - 22:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku tha se aneksi i zbatimit të marrëveshjes me Serbinë, tha se edhe mund të bëhet një ‘Zajednicë që ata e kërkojnë, por menjëherë shkon në Kushtetuese dhe bie prapë’.

    Sipas ministrit të Kurtit çfarëdo që të krijohet, nëse nuk e kalon testin e Gjykatës Kushtetuese, ajo do të bie.

    “Unë nuk mendoj që kemi tashmë një model të kristalizuar se si duhet të realizohet ky detyrim që e kemi pas por që tashmë është pjesë e kësaj marrëveshje si vetmenaxhim për komunitetin serb që jeton në Kosovë.

    Ne i kemi disa parime bazë që i ka theksuar kryeministrit. Parimi i parë është: Kushtetuta e Kosovës dhe opinioni i Kushtetutës për marrëveshjen e vitit 2015. Mund të mos përmendet as Kushtetuta as ai vendim i Kushtetueses që thotë 23 nene nuk janë në përputhje me Kushtetutën, por ato janë realitete të patejkalueshme. Edhe mund të krijohet një organizimi i ri këtu, por nesër prapë nuk e kalon testin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Çeku.

    Tutje, Çeku tha se as kryeministri Kurti dhe askush tjetër nuk mund të shtyjë përpara diçka që bie ndesh me Kushtetutës e Kosovës.

    “Është shtyllë e patejkalueshme. Kurti i ka thënë tri shtylla, e para është Kushtetuta. Pra ne mund ta bëjmë një Zajednicë çfarë po kërkojnë, por menjëherë shkon në Kushtetuese dhe bjen prapë. Kjo është e patejkalueshme. Këtë jo zoti Kurti, por askush nuk mundet me shty tutje. Ckado që bjen ndesh me Kushtetutën e Kosovës, që i bie karakteri monoetnik, një pushtet i tretë ekzekutiv, dmth cenohet thelbi i Kushtetutës sonë. Qysh mundet dikush me bo këtë sen. Merr zotime sa dush, jep zotime sa dush, atë ditë që e themelon ti, nesër në Gjykatë Kushtetuese ta rrëzon”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark