×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Ministri Çeku: “Në “Ulpianë” është zbuluar një dedikim i fuqishëm i Perandorit Justinian

    Insajderi
    15 August 2023 - 09:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në hapësirën e Parkut Arkeologjik “Ulpiana” është zbuluar sot një dedikim i fuqishëm nga Perandori Justinian.

    Kështu ka njoftuar i pari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

    Bëhet me dije se mbishkrimi paraqet një dëshmi të rrallë që e dëshmon afërsinë e perandorit ndaj provincës së origjinës.

    Ky është njoftimi i plotë i Hajrulla Çekut:

    Një zbulim që formëson historinë, një dedikim i fuqishëm nga Perandori Justinian është zbuluar në Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana.

    Ekipi i arkeologëve në përbërje nga Christophe Goddard, Arben Hajdari e Milot Berisha gjatë hulumtimeve shkencore kanë zbuluar një mbishkrim monumental me rëndësi të jashtëzakonshme historike nga Perandori Justinian (527-565) i qytetit Justiniana Secunda, i përshkruar si qytet Dardan, një qytet në provincën e Dardanisë (krijuar nga paraardhësi i tij Diokleciani në fillim të shek. IV pas e.s.) dhe i kishës së tij.

    Mbishkrimi paraqet një dëshmi shumë të rrallë dhe dëshmon afërsinë e perandorit ndaj provincës së origjinës. Kisha paraqet një prej zbulimeve më të mëdha të Perandorisë së vonshme romake dhe perandorëve më të rëndësishëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark