×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Ministri Çeku takon grupin punues për zbatimin e Ligjit për Sponsorizim

    Insajderi
    26 July 2023 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Grupi punues për mbikëqyrje të zbatimit të Ligjit për Sponsorizim i themeluar brenda Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport u mirëprit sot në takim nga kreu i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, për të diskutuar rreth zbatimit dhe ndikimit të këtij ligji në sektorët që mbulon.

    Duke qenë se ndikon direkt te artistët e sportistët, qëllimi parësor është ndikimi sa më kualitativ në të mirë të sportit e kulturës, dhe të mbështesë progresin në këto fusha si faktor qenësor i mirëqenies së përgjithshme publike, gjithmonë duke u punuar drejt përmirësimit e krijimit të sistemit të mirëfilltë e preciz të vlerësimit.

    Mbështetja përmes sponsorizimit është rritur dukshëm në mbi 11 milionë euro në vitin 2022 në krahasim me rreth 364 mijë në 2018, duke theksuar ngritjen në kulturë prej 20 mijë në vitin 2018 në mbi 1.3 milion në 2022. Kjo dëshmon, përveç nxitjes së konkurrencës, edhe ngritje të vetëdijes për vlerën e madhe publike që sjellin kultura e sporti në shoqërinë bashkëkohore në Kosovë.

    Në takim morën pjesë kryetari i komisionit, Ardian Gola, deputetet Arijeta Rexhepi, Arjeta Fejza dhe Eliza Hoxha, eksperti i angazhuar në këtë proces, Leart Hoxha, teksa nga ana e MKRS-së prezent ishin kryesuesi i komisonit për sponsorizim, Fatmir Kastrati dhe anëtarja Servete Likaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark