×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Ministri Çeku takon përfaqësuesin e UNDP-së, Nuno Queiros

    Insajderi
    03 August 2023 - 19:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I pari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros.

    Ata disktuan për partneritetin e shkëlqyeshëm në mes të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe UNDP-së, si dhe për projektet e shumta të përbashkëta në trashëgimi kulturore, angazhimet për të rinjtë dhe aktivitete të tjera që janë rezultate të punës mes dy palëve.

    Çeku dhe Queiros u dakorduan që të konsolidojnë edhe më tej bashkëpunimin dhe të vazhdohet me projekte të reja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark