×
  • Sport
  • Sport

    Ministri Çeku thotë se FFK-së i duhet ende punë për t’u licencuar

    Insajderi
    08 March 2023 - 17:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Minsitri i Kulturës, Rinisë dhe Sporit (MKRS), Hajrulla Çeku, ka thënë se Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ende nuk e ka kompletuar dokumentacionin e nevojshëm për t’u pajisur me licencë.

    Ai në një konferencë të mbajtur të mërkurën ka thënë se FFK-ja ka ende punë për t’u licencuar. Ministri Çeku ka treguar se janë në pritje të disa sqarimeve edhe nga UEFA dhe FIFA.

    Ai insiston se FFK-ja nuk rrezikon të përjashtohet nga UEFA dhe FIFA.

    “Në lidhje me licencimin e FFK-së ne jemi në komunikim edhe me UEFA-n dhe FIFA-n ku kemi kërkuar disa sqarime nga këto dy asociacione sa i përket Statutit të ri të FFK-së dhe disa aspekte të tjera që kanë të bëjnë me kriteret ndërkombëtare për licencim dhe besoj që në momentin që do t’i marrim këto përgjigje nga FIFA dhe UEFA, ne do të kemi një qartësi pak më të madhe në raport me licencimin e FFK-së. Ndërsa, sa i përket një kriteri shumë të rëndësishëm të licencimit të klubeve, këtu FFK-ja ka ende punë dhe ne edhe njëherë ftojmë Federatën që ta përshpejtojmë bashkë me klubet dorëzimin e aplikacionit të klubeve sepse licencimi nuk e përfshin vetëm federatën si strukturë administrative dhe menaxhuese, por edhe të gjitha klubet që bëjnë pjesë në garat zyrtare”, ka thënë Çeku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark