×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “Ministri i ikën pyetjes” – gazetarja e Insajderit sjell detaje ekskluzive se si u keqpërdorë vetura zyrtare me të cilën ai udhëton

    Insajderi
    12 February 2024 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Shkruan: - Donjeta Islami

    I është deleguar detyra e mbikqyrjës së Ushtrisë së Kosovës, por ministri Maqedonci nuk ka arritur të mbikqyrë as lëvizjët e veturës së tij zyrtare. Dikush nga jashtë ka vozitur veturën e tij dhe ka rënë në radarin e Policisë duke kryer shkelje në komunikacion.

    Ejup Maqedoni ka një prej posteve më të ndjeshme në Republikën e Kosovës. Është përgjegjës për Ushtrinë e Kosovës si ministër i Mbrojtjes. Por, ai ka dështuar që të tregohet i përgjegjshëm në një çështje shumë të thjeshtë: Mbikëqyrjen e veturës së tij zyrtare.

    Në veturën e tij kanë hipur njerëz jashtë ministrisë. Pa kurrfarë autorizimi nga përgjegjësit shtetëror. Skandali është thelluar edhe më shumë kur personi jashtë ministrisë ka kryer edhe shkelje të rregullave të komunikacionit.

    Ky skandal i Maqedoncit tashmë është duke u hetuar nga Policia Ushtarake. Gazeta Insajderi sjell detajet e këtij rasti të abuzimit me veturën zyrtare të ministrit Maqedonci.

    Si ndodhi rasti?

    Vetura e ministrit Maqedonci është ndaluar në janar të këtij viti nga Policia e Kosovës. Vozitej në kundërshtim me rregullat e komunikacionit.

    Në veturën e tipit “Audi A7”, Policia e Kosovës, në fshatin Bardhosh ndaloi një person i cili ishte duke e vozitur veturën e ministrit, pa autorizim.

    Personi që e kishte marrë veturën për “xhiro” duke shkelur rregullat edhe të trafikut është Skender Zeneli. Ai është vëllai i Zenel Zenelit, truprojës së ministrit Maqedonci.

    Çka deklaruan nga ministria?

    Insajderi për rastin kishte kërkuar përgjigje edhe përmes zyrës për informim të Ministrisë së Mbrojtjes.

    Të njëjtit, konfirmuan se përgjegjës për veturën e  ministrit është vetëm njëri nga truprojat e tij.

    Ndërkohë, deklaruan se ministri ndodhej jashtë vendit, dhe se rasti do të shqyrtohej sapo të kthehej në Kosovë.

    “Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjendet për vizitë zyrtare jashtë vendit. Personi përgjegjës për automjetin dhe i vetmi i autorizuar është njëri nga truprojat e tij”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të përcjellur me datë 31 janar.

    “Rasti do të shqyrtohet nga ministri sapo të kthehet në Kosovë dhe të ketë raportin e plotë të Policisë Ushtarake, në përputhje me të cilin do të veprohet në shqiptimin e masave”, kanë thënë nga kjo zyrë.

    Sot, para Kuvendit të Kosovës kur ministri, Ejup Maqedonci do të raportonte para Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje lidhur me këtë skandal.

    Por i njëjti dha vetëm këtë “përgjigje”, të cilën mund ta kuptoni përmes videos më poshtë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark