×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ministri Krasniqi: Lista Serbe e ka humbur ndikimin në Veri

    Insajderi
    05 April 2024 - 08:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, e quajti “qyqar” reagimin e Listës Serbe dhe të Beogradit zyrtar që pretenduan se vizita e tij dhe e Kurtit në komunat veriore kishte si qëllim të nxiste tensione.

    Ministri tha se Lista Serbe është duke humbur edhe mbështetjen e qytetarëve serbë në veri.

    “Reagimi i Listës Serbe është reagim qyqar, ashtu sikurse edhe ata janë bërë si subjekt politik në mesin e së cilës gjenden edhe terroristë sikur Milan Radoiçiq dhe nuk janë shumë serioze, as të rëndësishme që të diskutohen për shkak se çdo ditë e më shumë po e humbin edhe fuqinë politike, edhe ndikimin përmes shantazheve te qytetarët serbë në veri të vendit”, tha përA2 CNN ai.

    Krasniqi tha se proceset demokratike që kanë nisur në veri nuk mund të ndalen nga askush dhe për këtë shërbeu sulmi në Banjskë.

    “Besoj që Banjska ka qenë një kthesë për shumë procese në zhvillimin edhe të demokracisë, edhe të shtrirjes së sovranitetit në secilin sektorë në veri të vendit.”

    I pari i MAPL-së ishte bashkë me kryeministrin Kurti dhe ministrin Sveçla në një vizitë në komunat veriore të cilin e quajti si “ditë e zakonshme pune” për ta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark