×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ministri Maqedonci i dhuron “Medaljen për Shërbim të Shquar” Armend Mehajt

    Insajderi
    06 March 2024 - 22:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pranuar “Medaljen për Shërbim të Shquar” nga ministri aktual, Ejup Maqedonci.

    Këtë e ka bërë të ditur vetë Mehaj përmes një postimi në Facebook.

    “Jashtëzakonisht i nderuar që në përvjetorin e ditëve më të lavdishme të historisë kombëtare, “Epopesë së UÇK-së”, të pranoj “Medaljen për Shërbim të Shquar” nga ministri i Mbrojtjes Maqedonci. Në shenjë mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës si dhe fuqizimin e Ushtrisë së shtetit tonë”, ka shkruar Mehaj.

    Më tutje ai ka thënë se kjo medalje i kujton zbarkimin e parë të ushtarëve të FSK’së.

    “Kjo medalje, më bën të kujtoj me krenari, zbarkimin e parë historik, në misionin e parë paqeruajtës ndërkombëtar të ushtarëve të FSK-së, përkrah Ushtrisë Amerikane. Bashkëzbarkimin e parë përkrah ushtrisë Britanike, ndihmën për Turqinë me rastin e termetit. Krijimin me ligje forcave speciale te FSK-së, futjen e edukatës së sigurisë për rininë tonë. Rritjen e jashtëzakonshme të buxhetit të FSK-së deri ne 2% të GDP-së, avancimin e politikave të mbrojtjes si dhe kornizës ligjore për mbrojtje dhe siguri, blerjet ushtarake ,marrëveshjet shtet me shtet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes, përmes fuqizimit të aleancave dhe partneritetit me shtetet e NATO-s”, u shpreh ai.

    Për fund ai ka thënë se kjo medalje i jep një detyrë më shumë për t’i shërbyer atdheut.

    “Kjo medalje më jep edhe një detyrë më shumë, për t’i shërbyer atdheut dhe për të përmbushur me zellin dhe dinjitetin më të lartë amanetin e Komandatit Legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve të rënë, për lirinë që ne e gëzojmë sot”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark