×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ministri Murati i reagon Hotit pas deklaratës se qeveria Kurti ka dështuar me borxhin shtetëror

    Insajderi
    27 February 2024 - 21:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka reaguar deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka deklaruar se asnjëri nga tre indikatorët kryesorë të borxhit shtetëror nuk është përmirësuar gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.

    Për këtë Murati ka publikuar një grafikon duke treguar se Qeveria e Kurtit qëndro më mirë sesa ajo e Hotit për sa i përket borxhit publik.

    “Kur flasim për borxh publik, treguesi më i mirë është grafikoni më poshtë, që tregon trendin e qeverive paraprake (ngjyrë hiri), përfshirë edhe projeksionet e Qeverisë Hoti për rritjen enorme të borxhit sipas buxhetit dhe kornizës afatmesme të shpenzimit (ngjyrë të kuqe). Ndërsa me ngjyrë të gjelbër e keni rezultatin e Qeverisë Kurti – në fund të vitit 2023 niveli është përgjysmë më i ulët sesa po të ishin qeveritë tjera”, ka shkruar Murati në Facebook.

    Ai ka thënë se “kanë dallim enorm në qeverisje dhe menaxhim të financave publike”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark