×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ministri Murati pretendon se çmimet e produkteve kanë filluar t’i kthehen normalitetit

    Insajderi
    20 May 2023 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se çmimet kanë filluar t’i kthehen normalitetit.

    Murati përmes një postimi në Facebook ka shkruar se shkalla e inflacionit për muajin prill sipas ASK-së ishte 6.3%, që sipas tij paraqet një rënie të theksuar krahasuar me nivelin ishte disa muaj më parë.

    “Një litër vaj ushqimor tani mund të blihet edhe me 1.20 euro, kurse gruri ka prekur nivelin e para disa viteve me 0.22 euro/kg”, ka shkruar ai mes tjerash.

    Postimi i Muratit:

    Shkalla e inflacionit për muajin prill sipas ASK-së ishte 6.3%, që paraqet një rënie të theksuar krahasuar me nivelin që kishim disa muaj më parë.

    Çmimet kanë filluar t’i kthehen normalitetit.

    Nafta tashmë është kthyer në nivelin 1.15-1.25 euro/litër, e njësoj kanë filluar të bijnë edhe çmimet e produkteve tjera.

    Një litër vaj ushqimor tani mund të blihet edhe me 1.20 euro, kurse gruri ka prekur nivelin e para disa viteve me 0.22 euro/kg.

    Megjithatë, ka ende shumë produkte tjera të cilat vazhdojnë të kenë çmime përtej normales, kryesisht si rezultat i marzhave të larta të fitimit që po aplikojnë tregtarët.

    Kjo gjë do të rregullohej me Ligjin për Çmimet Tavan, por ja që LDK e ka dërguar në Kushtetuese për ta bllokuar. Me sa duket, për ta më e rëndësishme është rritja e fitimeve për tregtarët sesa mirëqenia e qytetarëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark