×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Ministri po don me kontrollu zgjedhjen e drejtorit”, pas shkarkimeve të Këshillit Drejtues vjen reagimi i ish-kryetarit “Shota”

    Insajderi
    12 September 2022 - 12:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas vendimit të Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku për shkarkimin e Këshillit Drejtues të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, ka reaguar ish-kryetari i këtij këshilli, Fahredin Spahija.

    Spahija në prononcim për Gazetën Insajderin tha se ky shkarkim ndodhi pasi që ministri po dëshiron të kontrollojë zgjedhjen e drejtorit.

    Sipas tij Çeku e ka lënë në gjysmë procesin e përzgjedhjes së drejtorit të ri.

    “Shkarkimi ka ardhur sepse ministri po dëshiron me kontrollu zgjedhjen e drejtorit. Ne e kemi kaluar një proces të përzgjedhjes së kandidatëve për drejtor, dhe ky e ka ndërprerë në gjysmë procesin”, tha Spahija për Insajderin.

    Ai konfirmoi se një mbledhje ishte paraparë të mbahej sot.

    “Sot Këshilli Drejtues ka pasur mbledhje nga ora 12:00 dhe me përfundu si procesin, por ai sot e ka shkarku Këshillin Drejtues vetëm e vetëm për këtë arsye, deklaroi ai.

    Për Insajderin, kryetari Spahija ka treguar se pretendetë për këtë pozitë kanë qenë dy kandidatë.

    “Ne i kemi pasur dy kandidatë, njëri ka marrë më shumë pikë tjetri është ankuar dhe sot kemi pasur ne me përfundu me ankesën e tij edhe me konfirmu sipas të gjitha gjasave me emëru kandidatin që e kemi përzgjedh gjatë procesit”, theksoi Spahija.

    Pa vendimit të ministrit për shkarkim, që nga dita e premte ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota”, ka mbetur pa Këshill Drejtues.

    Riza Bytyçi, Fahredin Spahija, Xhevdet Gashi, Visar Munishi dhe Taibe Selmani, që nga e premtja nuk janë më në drejtim të ansamblit.

    Gazeta Insajderi, e ka siguruar këtë vendim të ministrit Hajrullah Çeku, të cilin e ka marrë me 9 shtator.

    “Shfuqizohet vendimi i datës 22.07.2020 dhe ai i datës 24.06.2020 për emërimin e Këshillit Drejtues të Ansamblit të Këngëve dhe valleve “Shota”, si dhe plotësimi-ndryshimi i vendimit për zëvendësim të anëtarit të këshillit drejtues të asnamblit “shota” i datës 21.07.2022 dhe me numër protkolli 3241/2022 i datës 25.07.2022”, thuhet në vendim.

    /GazetaInsajderi

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark