×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri serb i Mbrojtjes shpjegon cila është kërkesa e Serbisë: “Nuk ka dorëzim”

    Insajderi
    12 December 2022 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka shpjeguar se cila është kërkesa e Serbisë për t’i ndalur tensionet në veri të Kosovës. Ai është deklaruar pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare që Serbia mbajti mbrëmë.

    Vuçeviq ka kërkuar që të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, ndonëse poashtu ka kërkuar që të respektohet Marrëveshja e Brukselit.

    Ne vetëm duam që njerëzit tanë të qëndrojnë në vatrat e tyre dhe për këtë kërkojmë që të respektohet Marrëveshja e Brukselit dhe të formohet Asociacioni i Komunave Serbe. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur atdheun tonë dhe paqen për të gjithë qytetarët tanë. Nuk ka dorëzim, ne jemi të gjithë me ju”, shkruhet në statusin e tij.

    Ai poashtu u ka bërë thirrje veçanërisht serbëve në veri të jenë të qetë dhe paqësor.

    Si dhe ka kërkuar që mos të bien pre e provokimeve, por të respektojnë EULEX-in dhe KFOR-in.

    Prandaj i bëjmë thirrje shqiptarëve dhe serbëve që ta qetësojnë situatën, e posaçërisht serbëve në veri u bëj thirrje të jenë të qetë dhe paqësor, të mos bien në provokime dhe të respektojnë EULEX-in dhe KFOR-in”, shkruan në postimin e Vuçeviq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark