×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Shala nënshkruan vendimin për ndërtimin e inkubatorit të bizneseve në Skenderaj

    Insajderi
    23 July 2019 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në vazhdën e mbështetjes për bizneset, sot ka nënshkruar vendimin mbi dhënien e pëlqimit për themelimin e inkubatorit në Komunën e Skenderajt.

    Ministri Shala theksoi se inkubatori do t’iu shërbejë bizneseve që të kenë kushte sa më të mira të operimit dhe të jenë konkurruese.

    “Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke krijuar mundësi për bizneset në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, duke ndërtuar inkubator, dhe zona ekonomike. Inkubatori në Komunën e Skenderajt do të ketë sipërfaqe mbi 9 mijë metra katror dhe është një mundësi e mirë për zhvillimin e afarizmit në këtë komunë”, tha ministri Shala.

    Ai theksoi se roli i ministrisë është krijimi i kushteve sa më të mira për bizneset, duke punuar shumë në fuqizimin e tyre që të jenë konkurruese.

    Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka financuar edhe ndërtimin e inkubatorit në Komunën e Malishevës, që së shpejto do të jetë funksional. Po ashtu MTI-ja është duke vazhduar me ndërtimin e zonave ekonomike, që bizneseve vendore dhe të huaja t’iu krijoj hapësirë të mjaftueshme për të operuar me kosto shumë të lirë.

    Investimi në Komunën e Skenderajt do të vazhdojë edhe në projekti të tjera të rëndësishme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark