×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ministri Sveçla deklarohet për sulmet kibernetike

    Insajderi
    14 September 2022 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se institucionet e vendit janë ballafaquar me sulme kibernetike shkruan Insajderi.

    Sveçla tha se institucionet e Kosovës janë përballur suksesshëm me këto sulme.

    Në konferencën për media, ai pranoi se po haset në vështirësi në ballafaqimin me këto sulme nga AShI.

    “Është vërtetë që kohëve të fundit institucionet e Kosovës po përballen me sulme kibernetike. Fatmirësisht ne ia kemi dalë me sukses të përballemi me këto sulme. Është AShI, e cila po kryen detyrat e saj më së miri që është e mundshme, por vështirësi ka. Sa i takon vendeve të lira, duhet ta kuptojmë që ky profesion është ndër profesionet më të paguara në sektorin privat, por edhe jashtë Kosovës. Kështu që ne për këtë kategori kemi menduar të asistojmë përmes shtesës që janë paraparë përmes Ligji për Pagat dhe Zyrtarëve Publik”, ka thënë Sveçla para gazetarëve përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark