×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ministria e Financave demanton Hekuran Muratin për faljen e 100 eurove të tatimit në pronë

    Insajderi
    03 February 2023 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati është demantuar nga kabineti i tij lidhur me propozimin që t’i falen deri në 100 euro të tatimit në pronë për vitin 2023. Një një shkresë zyrtare të dikasterit të Muratit siguruar nga Gazeta Insajderi, thuhet e ministria nuk autorizon komunën për faljen e pagesës së tatimit në pronë.

    Gazeta Insajderi

    Më 28 janar, ministri i Financave, Hekuran Murati, pati propozuar që secilit tatimpagues t’i falen deri në 100 euro të tatimit në pronë për vitin 2023.

    Ky propozim i tij erdhi si pasojë e reagimeve të shumta të qytetarëve pas rivlerësimit të pronave që ishte bërë nga dikasteri që udhëheq Murati.

    Lidhur me këtë propozim kishte reaguar nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj i cili kishte thënë se komunat nuk kanë të drejtë të falin borxhe pasi tatimi në pronë është obligim që rrjedh nga Ligji për Tatimin në Pronë, i aprovuar nga Kuvendi.

    Po ashtu, një kërkesë sqarimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës i ishte dërguar nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në adresën e Muratit.

    Në njoftim theksohet se dilemat e kryetarëve të komunave lidhur me ligjshmërinë e këtij propozimi, për atë se a është apo jo përgjegjësi e nivelit lokal çështja e “faljes së tatimit në pronë”

    “Dilemat e shprehura nga Kryetarët e Komunave rreth ligjshmërisë së këtij propozimi të Ministrit te Financave z.Murati, presim t’i japë zgjidhje ky opinion sqarues që e presim nga Ministria e Financave, Transfereve dhe Punës. Duke qenë se në opinion ka dilema ligjore për atë se a është apo jo përgjegjësi e nivelit lokal çështja e “faljes së tatimit në pronë”, presim që këto dilema t’i qartësojë Opinioni ligjor nga Ministria e Financave, Transfereve dhe Punës si institucion kompetent”, thuhet në njoftim.

    Mirëpo, ministri Hekuran Murati para se të dal me këtë propozim duket se nuk është konsultuar fare me Departamentin Ligjor që funksionon në kuadër të ministrisë së tij.

    Kjo pasi në përgjigjen e tyre dërguar kryetarit Lladrovci, kanë demantuar atë çfarë kishte deklaruar shefi i tyre.

    Në përgjigjen e MF-së, përkatësisht zv. drejtorit të këtij departamentit, Klit Shala, thuhet se legjislacion aktual nuk autorizon komunën për faljen e pagesës së tatimit në pronë.

    Kjo përgjigje që iu dërgua Lladrovcit, e siguruar nga Gazeta Insajderi mbështetet në Ligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.

    Mes tjerash, në kapitullin e 6 të këtij ligji, thuhet se pagesa e tatimit në pronë është e detyrueshme por ka raste kur mund të bëhet shtyrja e pagesës po jo edhe falja e tatimit.

    Po ashtu, në këtë shkresë thuhet se për të kërkuar falje të borxhit duhet një akt juridik që ka fuqi juridike të Ligjit.

    Ditëve të fundit ka pasur shumë reagime nga qytetarët lidhur me ngritjen e çmimit të tatimit në pronë.

    Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) përmes ka thënë se komunat nuk e kanë rritur normën tatimore, por sipas tyre, është bërë rivlerësimi i pronave nga Ministria e Financave dhe me këtë rast është rritur vlera e pronave bazuar në çmimet e tregut./GazetaInsajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark