×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ministria e Financave ka një kërkesë për pensionistët

    Insajderi
    10 February 2023 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se ka filluar me procesin e pilotimit të lajmërimeve në shtëpi të pensionistëve në moshën 85 dhe mbi, për rajonin e Prishtinës.

    Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ministria ka ftuar pensionistët tjerë nga rajoni i Prishtinës që plotësojnë kriteret e paraqitura në njoftim, të dërgojnë kërkesat për lajmërim në shtëpi përmes emailit [email protected].

    “Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve kemi filluar me procesin e pilotimit të lajmërimeve në shtëpi të pensionistëve në moshën 85 dhe mbi, për rajonin e Prishtinës. Që nga fillimi i procesit kemi pranuar emaila me të dhënat e pensionistëve.  Ekipet mobile kanë filluar me realizimin e vizitave, ku të gjithë pensionistët që kanë plotësuar kriteret janë lajmëruar dhe të dhënat janë përditësuar në sistemin e integruar të Pensioneve.

    Ftojmë pensionistët tjerë nga rajoni i Prishtinës që plotësojnë kriteret e paraqitura në njoftim, të dërgojnë kërkesat për lajmërim në shtëpi përmes emailit [email protected]. Nëse keni ndonjë paqartësi, ekipi jonë do t’u udhëzoj përmes emailit”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark