×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ministria e Jashtme e Serbisë uron Shqipërinë në 110 vjetorin e pavarësisë

    Insajderi
    28 November 2022 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka uruar përmes një postimi në rrjete sociale ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.

    I dërgojmë urimet tona Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe
    popullit të Shqipërisë, me rastin e festës së Pavarësisë, duke i uruar shëndet, begati dhe paqe”
    , thuhet në njoftimin në Twitter.

    Urimet për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë ka dërguar edhe Ministria e Jashtme e Ukrainës. Diplomacia në Kiev shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe qëndresës së saj.

    “Urime për diplomacinë shqiptare dhe popullin mik të Shqipërisë me rastin e Ditës së Pavarësisë! Ne jemi mirënjohës që qëndruat pranë Ukrainës gjatë kohës më sfiduese dhe po bëjmë përpjekje për paqen dhe sigurinë brenda nivelit të KS të OKB-së dhe dypalësh! Urimet më të mira për mirësi dhe prosperitet!”, shkruan ministria.

    Një urim special ka ardhur edhe nga aleanca më e madhe ushtarake, NATO, në të cilën vendi ynë është anëtar. NATO ka zgjedhur një foto të ushtrisë shqiptare dhe flamurin kuqezi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark