×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ministria e Jashtme kujton fëmijët e zhdukur gjatë luftës në Kosovë

    Insajderi
    25 May 2023 - 18:44

    Sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Zhdukur, Ministria e Jashtme e Kosovës po kujton fëmijët që ishin viktima të zhdukjeve me forcë nën regjimin serb në Kosovë.

    ”Ne qëndrojmë të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e të gjithë fëmijëve dhe për t’i mbajtur autorët përgjegjës për krimet e tyre”, thuhet mes tjerash në dedikimin e MPJ-së në Twitter.

    Reagimin e saj, MPJD-ja e ka shoqëruar me një imazh nga ekspozita e majit 2019 në Prishtinë, e quajtur ”Na ishte njëherë që kurrë mos qoftë”.

    1,024 fëmijë u vranë gjatë luftës në Kosovë, sipas të dhënave të Qendrës për të Drejtën Humanitare në Kosovë. Ndërsa mbi 100 ende janë të zhdukur.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark