×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ministria e Jashtme serbe promovon ekspozitën e gruas së Escobar

    Insajderi
    24 February 2023 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Jashtme e Serbisë promovoi zyrtarisht një ekspozitë të organizuar në bashkëpunim me Elisabeth Escobar, bashkëshorten e Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit dhe i dërguar i posaçëm i SHBA për rajonin tonë.

    Në një njoftim zyrtar, duke postuar foto nga ekspozita, Ministria e Jashtme serbe thekson se ky projekt është organizuar si rezultat i një iniciative të përbashkët me Elisabeth Escobar.

    “Ambasada e Republikës së Serbisë në Uashington dhe Qendra e Arteve ‘Anacostia’, në bashkëpunim me galerinë ‘Arti për të gjithë’ nga Beogradi, morën pjesë së bashku në projektin ‘Finding A Way’.

    Projekti është rezultat i iniciativës së galerisë ‘Arti për të gjithë’ dhe Elisabeth Escobar, bashkëshortja e Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit dhe të dërguarit special të SHBA për Ballkanin Perëndimor.

    Escobar u bë fanse e madhe e artit serb gjatë qëndrimit të saj në Beograd,” thuhet në njoftim.

    Në njoftim theksohet se Escobar dhe zëvendësambasadori serb mbajtën një fjalë përshëndetëse në hapjen e ekspozitës në në galeri të njohur në Uashington.

    Elisabeth Escobar është artiste dhe kur e përshkruan veten, thekson: “Unë kam jetuar në Rusi, Argjentinë, Republikën Çeke, Itali, Portugali, Bolivi, SHBA dhe aktualisht në Serbi. ‘E vetmja gjë konstante është ndryshimi’. Mesi pres t’ju ndihmoj në këtë proces”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark