×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ministria e Shëndetësisë dërgon ekipin e parë mjekësor për në Turqi, pas tërmetit shkatërrues

    Insajderi
    07 February 2023 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka nisur ekipin e parë mjekësor për në Turqi, për t’i dalë në ndihmë këtij shteti që, më 6 shkurt, u godit nga tërmete të fuqishme vdekjeprurëse. Mjekët dhe infermierët e Emergjencës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës tashmë kanë arritur në teren, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kështu bëhet e ditur në përgjigjet e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhënë Insajderit.

    Shumica e qytetarëve turk po vdesin nga mungesa e ndihmës mjekësore, Gazeta ka pyetur nëse Shskuk ka kapacitet që të dërgoj ekip mjekësor në Turqi.

    Në përgjigjet e tyre, thuhet se ShSKUK është e gatshme që në rast nevoje të dërgojë edhe ekipe të tjera mjekësore.

    “Ju njoftojmë se ShSKUK, në koordinim të plotë me Qeverinë e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministrinë e Shëndetësisë, ka dërguar ekipin e parë mjekësor si mbështjetje për shtetin turk. Në ekip bëjnë pjesë mjekë emergjent dhe infermierë nga emergjenca. ShSKUK është e gatshme që në rast nevoje të dërgojë edhe ekipe të tjera mjekësore”, thuhet ne përgjigjet e ShSKUK dhënë Insajderit.

    Nga Kosova për në shtetit turk ka arritur edhe një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës për operacionin humanitar.

    Lajmi u dha nga ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Armend Mehaj, i cili tha se kontingjenti përbëhet nga specialistët e kërkim-shpëtimit urban, personel mjekësor ushtarak dhe qen të kërkim-shpëtimit.

    “Varësisht nga nevojat dhe kërkesat e ditëve në vijim do të shtojmë kapacitetet reaguese për reagim, kërkim-shpëtim dhe sanim të pasojave të tërmetit”, shkroi Mehaj në Facebook.

    “Task-forca e FSK-së përbëhet nga specialistët tanë në kërkim- shpëtim urban, mjekësi emergjente dhe njësitë e K9.Republika e Kosovës ka ushtrinë profesionale me moral të lartë për të qenë në shërbim të vendit dhe vendeve e popujve miq kudo dhe kurdo që shfaqet nevoja”

    Dy tërmete të fuqishme goditën Turqinë brenda 12 orësh, të hënën e 6 shkurtit. Mbi 5.000 persona raportohet se kanë vdekur deri më tani.

    Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë punën nëpër rrënojat e të cilave besohet të kenë mbetur të ngujuar shumë njerëz. /GazetaInsajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark