×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ministria e Shëndetësisë njofton se klinika ku është trajtuar 35 vjeçarja ka ushtruar veprimtari ilegale

    Insajderi
    23 August 2023 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se përmes inspektoriatit Shëndetësor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet konform kompetencave pas rastit tragjik që rezultoi me fatalitet për 35 vjeçaren.

    “Një ngjarje e tillë, në rrethana kur një qytetare humb jetën pas marrjes së shërbimeve stomatologjike në Institucionin Privat Shëndetësor “Doktorat” të cilët kanë ushtruar veprimtari ilegale, është e patolerueshme dhe do të angazhohemi që të ofrojmë të gjitha provat për dënime maksimale ndaj kryersve të kësaj vepre të rëndë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetsisë.

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shqyrtuar edhe raportet e komisionit të licencimit lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni privat.

    Sipas Ministrisë së Shëndetsisë të dhënat janë në dispozicion të Policisë së Kosovës dhe Odës së Stomatologëve të Kosovës si organe kompetente në funksion të zbardhjes së plotë të rastit, me qëllim që autorët e kësaj vepre të rëndë të marrin dënimin e merituar.

    Tutje Ministria e Shëndetsisë ka shprehur ngushëllimet për familjen e të ndjerës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark