×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ministria e Shëndetësisë shtyen terminet për vaksinim anti Covid 19, shkak festa e Bajramit

    Insajderi
    19 July 2021 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të gjithë qytetarët se ka shtyer terminet për vaksnim anti covid 19, të parapara për datën 20 korrik, për një ditë për shkak të festës së Bajramit, raporton Insajderi.

    Qytetarët që kanë pasur termin për vaksinim për me datë 20.07.2021, vaksinat do t’i marrin të mërkurën, me datë 21.07.2021, për shkak të festës së Bajramit.

    Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë:

    Qytetarët që kanë pasur termin për vaksinim për me datë 20.07.2021, vaksinat do t’i marrin të mërkurën, me datë 21.07.2021.

    Ministria e Shëndetësisë i informon qytetarët të cilët i kanë pasur terminet për marrjen e dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19 me datën 20 korrik, se terminet e tyre shtyhen për një ditë më vonë, për datën 21 korrik, për shkak të festës së Bajramit.

    Pra, qytetarët që kanë pasur termine për ditën e martë, dozat e dyta të vaksinave do t’i marrin ditën e mërkurë, sipas intervaleve kohore të përcaktuara në terminet e tyre dhe në të njëjtat Qendra të vaksinimit ku i kanë marrë edhe dozat e para.Në të njëjtën kohë, MSh u ban thirrje qytetarëve të moshës mbi 18 vjeç që të aplikojnë përmes platformës eKosova për caktim të termineve për marrje të vaksinës kundër COVID-19.



    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark