×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ministria Haxhiu: Opozita ka zgjedhur ta pengojë reformën në drejtësi

    Insajderi
    03 January 2024 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kritikuara partitë opozitare në vend, LDK, PDK e AAK-në se po pengojnë reformën në drejtësi, shkruan Insajderi.

    Sipas Haxhiut, opozitarët duan të ruajnë njerëz brenda sistemit që t’iu shërbejnë interesave të tyre. Në mënyrë të tërthorët ka përmendur rastin “Pronto”.

    “Opozita ka zgjedhur që ta pengojë reformën në drejtësi. Unë kam përshtypjen që dëshiron të ruajë interesat e tyre që i ka për brenda njerëzve që i ka brenda sistemit prokurorial, të cilët edhe mund t’iu shërbejnë atyre, sepse në të kaluarën ne e kemi parë se si janë vendosur në pozita kyçe njerëzit me lidhje, me telefonata, me ndikime“, ka thënë ajo për Kosovapress përcjell Insajderi.

    Madje, Haxhiu konsideron që opozita është bërë aleate e Gjykatës Kushtetuese.

    “Opozita po e konsideron Gjykatën Kushtetuese si një aleat. Dhe jam kundërshtuar shumë me këtë deklaratë, sidomos nga opozita, por jo vetëm. Është goxha interesante se si opozita e sheh si shpëtim Gjykatën Kushtetuese për mos jetësim të reformave“.

    Duke pasur parasysh që në kuvend nuk e kanë shumicën, përkundër faktit që nuk e kanë shumicën unë vazhdimësi ju kam bërë thirrje që nëse konsiderojnë që një nen, një rregullim, një çështje nuk është rregulluar në mënyrën se si do të duhej atëherë të bëjnë amendamente. Nuk ndodh që të bëjnë amendamente në projektligje”, shton ajo.

    Ajo shton se Kushtetuesja nuk duhet të marrë një vit kohë për reforma të rëndësishme, por të trajtohen këto raste me prioritet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark