13:20 - 24 Janar 2023

Komuna e Prishtinës ka dalë me një deklaratë pas reagimeve rreth rritjes së çmimit të faturës në pronë.

Siç thuhet në njoftimin e tyre, autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së vlerësimit është Ministria e Financave.

Lidhur me këtë çështje ka dalë me një reagim Ministria e Financave, në të cilin thuhet se shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat. 

“MFPT, bazuar në Ligjin për Tatim në Pronë, obligohet që në baza të rregullta të bëjë vlerësimin e pronave të paluajtshme, ndërsa shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në reagim thuhet se “Departamenti i Tatimit në Pronë ka bashkëpunuar ngushtë me komunat për të përcaktuar çmimin për m2 për objekte dhe toka”.