×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ministrisë së Liburn Aliut nuk i mjaftoi një vit për ta rregulluar një pjesë të magjistrales Gjilan-Ferizaj, tregojnë arsyet e vonesave

    Insajderi
    25 April 2023 - 15:39

    Po bëhen 1 vit që kur kanë nisur punimet për rrugën Gjilan-Ferizaj, përkatësisht pjesa përgjatë fshatrave Livoç i Ulët, Cërnicë e Partesh ende nuk është rregulluar. Qytetarët e kësaj ane ankesat i kanë të shumta.

    Vështirësitë për qarkullim për banorët e kësaj ane e shoferët po janë të mëdha. Kjo po ndodh për shkak se punimet herë pas here janë ndalur.

    “Një shi që bjen ski pse kalon anej”, i tha një qytetar Insajderit. “Po bëhen kolona të gjata, që sa kanë nis ende su ndreq kjo rrugë”, i tha banori tjetër Livoçit.  

    Se ka pasur ndalim të punimeve e kanë konfirmuar për Insajderin edhe nga Ministria e Infrastrukturës që udhëhiqet nga Liburn Aliu, për këtë thonë se kishte arsye.

    Punimet në këtë segment nuk janë ndaluar mirëpo ka pasur ndërprerje të punimeve kohë pas kohe për shkak të kushteve të ndryshueshme atmosferike (ka pasur reshje me shi dhe borë)”, kanë thënë nga kjo ministri për Insajderin.

    Ndërkohë, treguan se prej kur do të ri-fillojnë punimet siç thanë ata me “intensitet të shtuar”.

    Aktivitetet me intensitet më të shtuar pritet të fillojnë nga java e parë e muajit Maj, kur edhe pritet përmirësimi i kushteve atmosferike, atëherë projekti do të vazhdojë të  ekzekutohet sipas planit dinamik”, thanë nga zyra për komunikim e MMPHI.

    “Rruga për Ferizaj është e tmerrshme”, ka thënë deputetja e LDK-së e cila vije nga Gjilani, Valentina Bunjaku-Rexhepi.

    Deputetja shkruante edhe për çështjen e autostradës Gjilan – Prishtinë. Ajo tha se e ka pyetur shumë herë ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun, por se i njëjti nuk i ka dhënë përgjigje.

    Derisa Ministri Aliu para dy ditësh deklaroi se autostrada për Gjilan nuk kryhet këtë vit, unë e kam pyetur jo një herë, as dy por shumë herë se kur kryhet. Tha nuk e di!E kam ngritur zërin edhe shumë herë tjera por kot. Në vesh të shurdhër”.

    Çdo ditë e frekuentoj edhe vetë këtë rrugë, i shoh si të gjithë gjilanasit vështirësitë e mundshme, andaj ju lutem të kemi kujdes se sa për këtë qeveri diletantësh as mirëmbajtja e saj nuk vlen!”, përfundoi deputetja.

    /GazetaInsajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark