×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ministrja e Jashtme gjermane: Serbia urgjent të zvogëlojë numrin e ushtarëve në kufi me Kosovën

    Insajderi
    02 October 2023 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock i ka bërë thirrje Serbisë që të reduktojë numrin e trupave në kufi me Kosovën, përcjell Reporteri.net.

    Këtë deklaratë Baerbock e bëri sot në takimin e posaçëm të ministrave të jashtëm të BE-së në Kiev.

    “Trupat në kufi duhet të reduktohen nga Serbia”, tha Baerbock në margjinat e një takimi të posaçëm të ministrave të jashtëm të BE-së në Kiev të hënën.

    Ndërkohë, përfaqësuesit e SPD, të Gjelbërve dhe FDP-së u shprehën në favor të një pranie të shtuar të Bundeswehr-it në forcën paqeruajtëse të KFOR-it të udhëhequr nga NATO në Kosovë.

    Baerbock tha se nuk duhet të ketë “tensione të mëtejshme midis Serbisë dhe Kosovës ”.

    Zvogëlimi i numrit të ushtarëve serbë në kufi është “gjithashtu apeli urgjent këtu sot nga takimi ynë i përbashkët në Kiev”, theksoi ajo në takimin e ministrave të jashtëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark