×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ministrja finlandeze për vizat: Ndoshta këtë vjeshtë mund të shohim rezultate

    Insajderi
    04 July 2022 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane, Tytti Tuppurainen, ka thënë se e mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

    Ajo, në një konferencë për media pas përfundimit të takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, është deklaruar edhe për vendimin e Qeverisë për targat RKS.

    “I mbështesim të gjitha kriteret e Kosovës për liberalizim të vizave. Kosova është i vetmi vend që nuk ka viza në Ballkanin Perëndimor, është që të lëvizim përpara, i kemi mbështetur negociatat që flasin në aspekt të Kosovës. Jam optimiste që do të vazhdojmë para në këtë çështje, besoj se në muajt në vijim, ndoshta në këtë vjeshtë, mund të shohim rezultate”, ka thënë Tuppuraineni.

    “Po ashtu, e mbështesim edhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, është një projekt i veçantë. Mbështetja jonë nuk mungon as edhe për përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, për punën në dialog. E kuptojmë që Kosova e ka të drejtën ligjore të plotë të bëjë lëvizjet e saj, kur ka të bëjë me targat”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark