×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ministrja Gërvalla për reciprocitetin me Serbinë: Kosova s’ka shtyrë asgjë!

    Insajderi
    01 August 2022 - 09:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka shkruar në Twitter, se Qeveria e Kosovës nuk e ka shtyrë vendimin për zbatimin e reciprocitetit, por vetëm e ka pauzuar.

    Ajo, thotë se reprociteti do të mbetet realitet.

    “Faktet mbesin fakte. Kosova u pajtua me vendimin e SHBA-ve, në linjë me BE-në. U pajtuam për një pauzë deri me 1 shtator, por vetëm nëse hiqen bllokadat. Reciprociteti do të mbetet realitet. Kosova s’ka shtyrë asgjë”, shkroi Gërvalla.

    Në orët e vonshme të ditës së djeshme me kërkesë të ambasadorit amerikan u bë shtyrja e vendosjes së reciprocitetit në dokumente për një muaj me Serbinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark