×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Hajdari përfundon intervistimin në Prokurorinë Speciale, nuk tregon për çka u intervistua

    Insajderi
    15 April 2024 - 13:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas më shumë se dy orë, Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari është intervistuar në Prokurorinë Speciale lidhur me skandalin e rezervave shtetërore.

    Pas përfundimit ministrja Hajdari nuk ka dhënë shumë detaje se për çfarë është intervistuar.

    “Kjo kërkon qartësi në legjislacionin në fuqi që është Ligji për Rezervën Shtetërore, Ligji për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe ligjet tjera, prandaj derisa t’i marrim qartësitë përkatëse, ne do të bëjmë kërkesën dhe të vijmë t’ju japim përgjigjet”, tha shkurt Hajdari para gazetarëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark