×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ministrja Haxhiu kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët për lirimin e tre policëve

    Insajderi
    14 June 2023 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës pas arrestimit të tyre nga ana e policisë serbe.

    Haxhiu, me anë të një postimi në ‘Twitter’, e ka quajtur arrestimin e policëve kosovarë si provokim, teksa ka kërkuar ndihmë nga faktori ndërkombëtar, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Serbia kriminale ka rrëmbyer tre pjesëtarë të policisë së Republikës së Kosovës në Leposaviç. Për provokime si këto të organizuara nga 🇷🇸 me qëllim destabilizimin e situatës në veri, duhet të përgjigjet edhe faktori ndërkombëtar”, ka deklaruar ajo.

    “Oficerët e policisë duhet të lirohen sa më shpejt dhe veprimet e tilla agresive të ndalen”, vijon ministrja Haxhiu. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark