×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ministrja Haxhiu njofton se do të hapen zyra noteriale në gjashtë komuna të Kosovës

    Insajderi
    10 February 2023 - 19:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka nënshkruar vendimet për hapjen e zyrave noteriale në Malishevë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Kaçanik dhe Istog.

    Ministria e Drejtësisë ka përzgjedhur gjashtë noterë të cilët operojnë në komunat e tjera por që tashmë përkohësisht do të ofrojnë shërbime edhe në komunat e lartcekura.

    “Me ndryshimet në Ligjin për Noterinë është krijuar mundësia e hapjes së zyrave noteriale nga noterët ekzistues, prej të cilëve i kemi zgjedhë gjashtë, ashtu që të njëjtit, përveç zyrave në territorin e komunës ku janë emëruar, të ofrojnë shërbime noteriale edhe në gjashtë komunat pa noterë për të cilat i kemi caktuar”, tha Haxhiu përmes një shkrimi në Facebook.

    Tutje ajo shtoi se noterët do të ofrojnë shërbime një ose dy ditë në javë në komunat e mbetura pa noterë pa ndërprerë së funksionuari zyrat noteriale në territorin ku janë të emëruar.

    “Noterët e caktuar për qëllimin e ofrimit të shërbimeve noteriale në territorin tjetër, pa ndërprerë së funksionuari zyrat noteriale në territorin ku janë të emëruar, do të ofrojnë këto shërbime të paktën një ose dy ditë në javë dhe kjo do të vlejë për periudhën kalimtare deri në kompletimin e shërbimit noterial në komunat e mbetura pa noterë”, tha Haxhiu.

    Ajo shtoi se kjo zgjidhje optimale do të lehtësojë në masë të madhe qasjen e qytetarëve në ofrimin e shërbimeve noteriale dhe do të mënjanojë shpenzimet e udhëtimit në komunën tjetër, si dhe vështirësitë e tjera, pasi që këto shërbime nga tash e tutje do t’ju ofrohen në komunën e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark