×
Show

Ministrja kosovare e cila admiron qenin e saj

Insajderi
24 April 2017 - 21:25
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Kur politikanët apo edhe VIP-at shfaqin biografinë e tyre në mënyrë që të dimë më shumë për ta, gjithmonë shohim të arriturat e tyre.

Por sigurisht, ata ndonjëherë zgjedhin të ndajnë edhe gjërat më të rëndësishme për ta, si p.sh. kafshët shtëpiake.

Ministrja së fundmi e zgjedhur e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, pos të arriturave të saj dhe posteve paraprake, ka treguar se kë admiron shumë në profilin e saj në faqen zyrtare të Ministrisë së Integrimit Evropian.

Nuk janë as burri i saj, dhe as tre fëmijët por është qeni i saj.

“Aktualisht jeton në Prishtinë me burrin e saj, tre fëmijët dhe qenin e saj të cilin e admiron shumë”, shkruan në faqen zyrtare të MIE.

Por ajo nuk ka publikuar askund asnjë fotografi me qenin e saj.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark