×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ministrja Rizvanolli e rithotë: Mos u ngrohni me rrymë, rrezikohet rritja e tarifave

    Insajderi
    24 November 2021 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka kërkuar nga qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike gjatë stinës së dimrit, duke shfrytëzuar alternativa tjera për ngrohje.

    Rizvanolli në e diskutimit me temë “Dekarbonizimi i sektorit të ngrohjes në Kosovë”, organizuar nga Balkan Green Foundation (BGF), në kuadër të projektit “Bashkëpunimi shumëpalësh për aksionin e transformimit të mjedisit”, shtoi se çmimet e importit të rrymës janë pesëfishuar.

    Prandaj sipas saj, nëse nuk kursehet energjia, duke që të rritet eksporti për çka mund të rrezikohet edhe furnizimi i rregullt me rrymë, por edhe të rriten tarifat nga prilli i vitit të ardhshëm.

    “Çmimet e importit janë rritur pesëfish. Është gjendje e jashtëzakonshme. Në mënyrë që kjo krizë sa më pak ta prek Kosovën qytetarët duhet që të kursejnë rrymën, që të shfrytëzojnë burime të tjera të ngrohjes”.

    “Moskursimi i energjisë do të thotë edhe rritje e importit dhe mund të ketë pengesa në fuqizim të rregullt, e mund të ketë edhe rritje të tarifave nga prilli i vitit të ardhshëm”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark