×
Insajderi / Insajderi

Ministrja Rizvanolli kërkon zgjatjen e masave emergjente të energjisë edhe për 30 ditë

Insajderi
08 December 2022 - 12:09
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Duke marrë parasysh krizën energjetike evropiane nga e cila po ndikohet edhe vendi ynë, në një seancë të jashtëzakonshme të kuvendit, po shqyrtohet vendimi i Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë.

Këtë vendim e ka arsyetuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila kërkoi nga deputetët ta mbështesin këtë vendim me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjes me energjie elektrike.

“Duke marrë parasysh krizën energjetike evropiane nga e cila po ndikohet edhe vendi ynë, në funksion të tejkalimit të kësaj situate, Qeveria e Kosovës i propozon Kuvendit të Kosovës zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energjie elektrike me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjes dhe marrjes së masave shtesë dhe vazhdimit të masave ekzistuese. Ne së shpejti do të sjellim në kuvend një amendament të ligjit i cili na lejon që zgjatja e masave për periudha më të gjata në mënyrë që të evitojmë barrën administrative për kuvendin dhe qeverinë”, theksoi ajo.

PDK ka kritikuar se Ministria e Ekonomisë po e keqpërdor Ligjin për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark