×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ministrja Rizvanolli viziton dy minatorët e lënduar, thotë se të tjerët janë liruar në shtëpi

    Insajderi
    17 January 2024 - 22:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli, ka vizituar minatorët që u lënduan nga acidi sulfurik në minierën e Trepçës.

    Ministrja Rizvanolli përmes një njoftimi në Facebook, ka thënë se përkundër lëndimeve në sy, dy minatorët që pësuan lëndime më të rënda kishin vullnet dhe vendosmëri për t’a tejkaluar këtë sfidë.

    “Minatorët tjerë të lënduar, fatmirësisht, kanë pasur lëndime të lehta dhe janë lëshuar në shtëpi. Nysretit, Ramadanit dhe kolegëve të tyre u urojmë shërim të shpejtë e të plotë”, ka shkruar Rizvanolli.

    Tutje ajo ka thënë se minatorët tjerë të lënduar, fatmirësisht, kanë pasur lëndime të lehta dhe janë lëshuar në shtëpi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark