×
  • Sport
  • Sport

    Miqësoret e kombëtareve, Kosova pritet të luajë ndaj Hungarisë

    Insajderi
    30 January 2024 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Hungarisë, Sandor Csanyi, ka konfirmuar katër ndeshjet që Hungaria do t’i zhvillojë para Euro 2024 që do mbahet në Gjermani.

    E njëri ndër kundërshtarët e hungarezëve siç edhe ka konfirmuar Csanyi pritet të jetë edhe Kosova.


    Hungarezët e siguruan kualifikimin në Euro 2024 duke kryesuar me 18 pikë në grupin G, ndërsa Kosova nuk ia doli që ta bëjë realitet ëndrrën e kualifikimit në një turne të tillë për herë të parë.

    “Dardanët” e mbyllën ciklin kualifikues për Kampionatin Europian 2024 me 11 pikë të grumbulluara duke u pozicionuar kësisoji në pozitën e parafundit në grupin I, ku nga aty kualifikimin e siguruan Rumania dhe Zvicra.

    Gjatë kësaj jave sipas raportimeve pritet që të zyrtarizohet edhe trajneri i ri i Kosovës, ndaj me shumë mundësi kjo ndeshje do të jetë testi i parë për të.

    Sa i përket datës së ndeshjes dhe vendit ku do të zhvillohet, këto janë disa detaje që kanë mbetur ende për t’u sqaruar dhe nuk ka ende një njoftim zyrtar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark